Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Pasi sot i kanë rënë br….. për të shkatërruar Shqipërinë, i ka mbetur vetëm ajo. Vesi i tij paranojak i rrumpallës nuk njeh kufi. Tani si akrepi po vret veten, por duke e bërë agoninë e tij sa më kriminale e të dhimbshme për të vetët. Jam absolutisht i sigurt që edhe fryma agresive e vulgare e parlamentarizmit tonë është pjellë e këtij “filozofi” të së keqes e të kaosit. Ai vetë nuk do ta pranonte kurrë humbjen. Mund të sakrifikonte gjithçka në emër të babëzisë e njëkohësisht të frikës për ndëshkimin që e pret. Sa për partinë, ai e ka sakrifikuar me kohë. Atij i duhet detyruar humbja. Besoj sinqerisht, por edhe uroj me gjithë zemër që vetë PD-ja të dënojë vrasësin e saj. Shqipëria e ka dhënë dënimin para 3 vjetësh. Profeti
