Eksplozivi tek farmacia e babait të Tahirit, lirohet nga burgu Emirjon Gjuta

Dita

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot lirimin nga burgu të Emirjon Gjutës.

Atij i kishte mbaruar afati i paraburgimit dhe gjykata i caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Emirjon Gjuta dyshohet se ishte personi që ka siguruar telefonin dhe kartën SIM për shpërthimin te farmacia e babait të ministrit Saimir Tahiri.

Ai ishte arresuar një herë për pengim të zbulimit të së vërtetëes, jo si autor i vendosjes së eksplozivit, por më vonë, ishte lënë 15 ditë në burg dhe më pas iu vendos masa e sigurisë “arrest me burg”. Sot ai u lirua.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *