Kryeministri i Indisë i uron gabimisht ditëlindjen Presidentit afgan

Saimir Lleshi

Kryeministri i Indisë Narendra Modi i ka uruar ditëlindjen në Twitter Presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani. Deri këtu nuk ka asnjë problem, por thjesht urimi është bërë para kohe.

Modi ka uruar në Twitter urimet e tij për Ghanin, duke shkruar: “Lutem për jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi”.

Ghani është përgjigjur pak minuta më vonë, po ashtu me një postim në Twitter: “Përshëndetje nga Mynihu zoti kryeministër! Edhe pse ditëlindja ime është më 19 maj, unë ju falënderoj për fjalët e këndshme”.

Në fakt, Profili i Ghanit në Google e tregon ditëlindjen e tij më 12 shkurt, çfarë edhe mund të shpjegojë gabimin e bërë nga kryeministri indian.

Nuk dihet nëse Modi e ka bërë vetë postimin në Twitter, pasi postimet e tij kryesisht shkruhen nga menaxheri i tij i mediave sociale, Hiren Joshi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *