Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i uron mirëseardhjen në Shqipëri, sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Nishani i shpreh mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.
Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.
Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

FUCK E.U. Love Nuland love usa
si e siguroi presidenti Nishani sekretarin amerikan të shtetit z.Kerry se do ta luftoi krimin dhe korrupsionin kur para disa ditësh po ky president falsë i dha dekoratën e lartë kryekriminelit S.Berisha në presidencë ????!!!! ….mosë është gjë faqe zi apo hipokrizi, qëndrimi dubël i Bujarit para mikut më të madhë të shqiptarve sekretarit amerikan të shtetit z. Kerry ,dhe për sabotuar kërkesën e nevojnë për reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit që na mori shpirtin ?!.
!!!!
???..
thank you ! …