Osteoporoza dhe shëndeti oral

redaktor

Osteoporoza dhe humbja e dhëmbëve janë sëmundje të cilat prekin më shumë meshkujt dhe femrat pas moshës 45. Osteoporoza është një gjendje në të cilën kocka bëhet më pak dense dhe më e predispozuar për fraktura. Vjen si pasojë e uljes së mineralizimit.

Kjo sëmundje mund të prekë çdo kockë në trup, por më së shumti preken kockat e legenit, të shpinës dhe të kyçeve. Shumë faktorë ndikojnë në uljen e densitetit kockor, siç është një dietë e varfër ushqimore, historiku i familjes, ndryshimet hormonale, medikamentet e ndryshme. S

tudimet tregojnë një ndërlidhje midis osteoporozës dhe humbjes kockore të nofullave. Pjesa kockore e nofullave shërben si suportuese dhe ankoruese e dhëmbëve. Kur kjo kockë bëhet më pak dense ndodh, humbja e dhëmbëve e cila ka një përqindje shumë të lartë tek adultët mbi 65 vjeç. Ulja e procesit alveolar ndikon dhe në mos adaptimin siç duhet të protezave dentare.

Roli i dentistit dhe rrezet-X

Studimet tregojnë që rrezet X të përdorura në kabinetet dentare janë një mjet ndihmës identifikues për osteoporozën. Janë mjaft efektive në dallimin e njerëzve që vuajnë nga një humbje normale kockore, e cila ndodh me kalimin e moshës nga ajo e osteoporozës. Meqënëse mjeku stomatolog ka takime më frekuente nga ajo e mjekut të përgjithshëm me pacientin, janë në një pozicion unik për t’i ndihmuar pacientët në kohë që të kontrollojnë ecurinë e sëmundjes tek mjeku specifik.

Efektet e trajtimit të osteoporozës në shëndetin oral

Nuk është e njohur nëse trajtimi i osteoporozës ka të njëjtat efekte benefiti në shëndetin oral siç vepron tek kockat dhe tek skeleti në përgjithësi. Bifosfonatet, një grup medikamentesh të cilat përdoren për trajtimin e osteoporozës, ndërlidhen me zhvillimin e osteonekrozës e cila është shkak për kancer.

Marrja e masave për kocka të shëndetshme

Një dietë nutricionale e shëndetshme është esenciale për mbajtjen e kockave të “forta”.

Ngrënia e shëndetshme dhe e balancuar e pasur në kalcium dhe vitaminë D (doza ditore e kalciumit e rekomanduar për femra është 1200 mg, ndërsa për meshkuj 800mg)

Të pasurit e një jete aktive dhe aktivitete fizike. Ecja, kërcimi, vrapi luajnë rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen e kockave në gjendje shumë të mirë.

Moskonsumimi i duhanit dhe i alkoolit

Goja juaj është një tregues shumë i mirë i probleme shëndetësore:

humbja e dhëmbëve në një kohë shumë të shpejtë

dhimbja e mishrave të dhëmbëve

mospërshtatja siç duhet e protezave

vështirësia në të ngrënë ose në të folur.

Nëse mjeku stomatolog vëren ndryshime dhe dyshon për osteoporozë, ai duhet

t’ju adresojë tek mjeku përkatës.

 

*Farmaciste

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *