A është Rusia në krizë ekonomike? Kremlini e mohon këtë! Por nëse risjellin deklaratën e Xhorxh Soros dhe opinionin e shumicës së rusëve, faktet flasin kundër Vladimir Putinit.
Qendra e pavarur ruse Levada ka publikuar një sondazh ku thotë se katër të pestat e rusëve besojnë se vendi i tyre është në gjendje të krizës ekonomike, ose 80%.
Sondazhi tregon se 21 për qind besojnë se kriza ekonomike do të zgjasë “shumë vite”, ndërsa 23 përqind besojnë se do të zgjasë së paku dy vjet.
Sipas gjetjeve, 47 për qind e të anketuarve fajësojnë rënien e çmimeve globale të naftës për krizën, 33 për qind fajësojnë korrupsionin, 27 për qind fajësojnë sanksionet perëndimore dhe 26 përqind fajësojnë shpenzimet “e tepruara” për mbrojtjen dhe burokracinë.
Po ashtu, më tepër se gjysma e të anketuarve thonë se kriza i ka detyruar ata të zvogëlojnë shpenzimet për ushqim dhe nevoja të tjera.
