Tre adoleshentë palestinezë u qëlluan për vdekje nga forcat izraelite në dy incidente të veçanta në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Në një rast tjetër mbeti e vrarë edhe një grua.
Në incidentin e parë, ushtarët vranë dy djem 15 vjeçar në Araqa të perëndim të Jenit. Ushtria izraelite pretendon se një nga ushtarët ishte i armatosur me një pushkë.
“Autorët e krimit kanë hedhur gurë në automjetet që kalojnë në perëndim të Jenin. Kur forcat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, një sulmues hapi zjarr ndaj ushtarëve. Forca ushtarake iu përgjigjën sulmit duke qëlluar në drejtim të sulmuesve”, thotë deklarata e ushtrisë izraelite.
Viktimat janë identifikuar si Nihad Raed dhe Fuad Marwan, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Më vonë, një 17 –vjeçar mbeti i vrarë pas një sulmi në një postbllok në Betlehem në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Incidentet e së dielës erdhën një ditë pasi trupat izraelite vranë një vajzë 17-vjeçare palestineze, e cila dyshohet se u përpoq të godiste ushtarët në Hebron.
Dhuna e shpërthyer në fillim të tetorit të vitit të shkuar ka lënë pas 176 të vdekur në radhët e palestinezëve, ndërsa në radhët e izraelitëve numri i të vdekurve është 27 të vrarë. /DITA/
