Sindroma “Nexhmije” kap edhe Europën

redaktor

Disa ditë më parë gazeta italiane “Corriere della Sera” i mori një intervistë presidentit rus, Vladimir Putin.

Intervista e gjatë – (mund të shihet KËTU) është kritikuar nga disa persona, që “Euobserver” i cilëson si “ekspertë për Rusinë”.

Duke vlerësuar se intervista nuk u plotësua me kontekstin e fakteve ku janë zhvilluar ngjarjet kryesore për të cilat pyetet Putin, siç janë ngjarjet në Ukrainë, kritikët kalojnë në akuzën se vetë intervista u transformua në një platformë mediatike për propagandën ruse.

“Euboserver” i ka mbledhur zërat kritikë në një shkrim të vetin duke nënkuptuar se i bashkohet atyre në kritikën ndaj “Corriere della Sera”.

“Nëse prezanton deklarimet e Putinit pa komente shpjeguese…kjo përbën një thyerje të rregullave të një gazetari të mirë”, citohet Jacek Saryusz-Wolski, një deputet polak.

“Është një platformë për propagandën ruse”, ka shtuar ai.

Edhe Ulrich Speck, një ish-reporter që punon për “Carnegie Europë”, një think tank i njohur, ka vlerësuar se Putini e përdori gazetën për të sulmuar sanksionet e Europës.

“Ai e konsideron Italinë një pjesë të dobët të koalicionit pro-sanksioneve…Me intervistën në fjalë ai po i drejtohet publikut italian, duke u përpjekur të fuqizojë ato froca që duan të rikthejnë lidhjet e biznesit si zakonisht”, shpreht Speck.

Lista e ekspertëve është jo e vogël: ka mes tyre që e quajnë intervistën si naive dhe të bezdisshme, ndonëse nëse i hedh një sy, aty lexohet një ftesë e Putin për intensifikim të marrëdhënieve ekonomike me Italinë.

Vetë përfaqësuesit e gazetës i kanë deklaruar “Euobserver” se “përpjekja jonë ishte të kuptonim pikëvështrimin e Rusisë, të cilën mediat perëndimore e bëjnë rrallë”.

“Nuk mund të shpjegosh popullaritetin vetëm duke thënë se ai kontrollon median ruse. Ka diçka më të thellë, që shkon në zemrën e identitetit rus, të ndjenjave nacionaliste ruse dhe ne po përpiqemi t’i kuptojmë”, deklarojnë përfaqësuesit e “CS”.

Intervista të këtij niveli kanë brenda një element kompromisi që nuk ka lidhje me Perëndimin, apo Lindjen. Do të dërgosh paraprakisht pyetjet që listohen dhe i intervistuari përgatitet, krahas të drejtës për të hequr ndonjë pyetje.

Këtë e kanë nënvizuar edhe përfaqësuesit e CS-së që janë vënë në një diskutim të ngjashëm me atë që u zhvilluar në Shqipëri pak ditë më parë, kur disa persona e ca të tjerë personazhe, u hodhën në një sulm moralizues për intervistimin e Nexhmije Hoxhës.

ResPublica

Share This Article
2 Comments
  • qofsha i gabuar por shoqeria njerzore po shkon drejt nje humnere te kotesise

    cfare lidhje ka zonja nexhmije ? kujt i plasi per putinin…

    edhe ky putini ka dhene interviste te putanat

    ose me sakte

    ‘coriere dela sera ” me kete interviste te putinit ka thyer rekord shitjesh thjesht jemi ne ekonomi tregu..kush pyet eshte palaco putini..apo jo me palaco eshte berluskoni qe e ka mik shtepie kete putanaqin…

  • Ju thoni qe jertojme ne DEMOKRACI ku cdo njeri ka te drejte ter mendoje e gjykoje e veproje si te doje pa shkelur te drejtat e tjetrit!
    Atehere kush jeni ju qe doni te futni ne KALLEPE te ngurta intervixstat apo mendimet e te tjereve?
    Kuptohget qe ky eshte nje swistem DEMAGOGJIK i mbuluar me masdken DEMOKRACI,por ne fakt eshte ai qe ka qene KAPITALIZMI I EGER,ARMIK i lirise dhe ndergjegjes shoqerore!
    Me sakt akoma jetojme ne FASHIZEM,por pa Musolinin dhe nazizem pa Hitlerin!!!
    Ato per te cilat akuzoni Enver Hoxhen dhe SOCIALIZMIN mos i beni vete se jeni te DEMASKUAR HAPUR fashiste te “nderuar”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *