Filmi “The Revenant”, ishte dhe fituesi i madh i edicionit të këtij viti në çmimet “Bafta 2016” të akorduar nga Akademia Britanike e Filmit.
Drama e mbijetesës, ku intepreton aktori Leonadro Di Caprio dhe nën drejtimin e regjisorit, lejandro G. Iñárritu, fitoi 5 çmimet kryesore duke përfshirë Filmi më i mirë, Regjisori më i mirë, Aktori më i mirë protagonist dhe gjithashtu çmimin për Kinematografinë dhe Efeketet Audio.

Të mbajtura në Londër mbrëmjen e të dielës, çmimet BAFTA janë një arritje e re për Leonadro Di Caprio. Ai ka dështuar për tri vite radhazi për ta marrë këtë çmim, kështu që e ka ndjerë vetën vërtet të nderuar. E duket se Oscar për të është vetëm një hap pranë.
Në një fjalim, ku vet aktori i shfaqet shumë i emocionuar gjatë tërheqjes së çmimit, ai ku ka falenderuar në mënyrë të veçantë aktorin britanik Tom Hardy, për mbështjetjen e tij si koleg dhe mik në këtë projekt.

Një tjetër film që rrëmbeu disa çmime, ishte dhe “Mad Max: Fury Road”, me protagoniste Charlize Theron. Ai fitoi çmimet për Montazhin, Prduksionin Grafik dhe Kostumet Grafike si dhe per Grimin më të mirë.
