Përmbytjet, gjendje emergjence në Obot, 5 mijë ha tokë nën ujë

anazapta

5 mijë hektarë tokë gjendjen nën ujë në zonën e Shkodrës, ndërsa shkarkimet nga HEC-et e Fierzës dhe Vaut të Dejës vijojnë. Niveli i lartë i ujit i ka bërë të pakalueshëm akset Shkodër-Velipojë dhe Shkodër-Dajç. Situata paraqitet problematike për banorët e Dajçit dhe Bregut të Bunës. Ministria e Brendshme ka shpallur sot gjendjen e emergjencës në fshatin Obot të komunës Ana e Malit, një nga zonat më të dëmtuara nga përmbytjet. Shtabi i emergjencave pritet të nisë të mërkurën shpërndarjen e ndihmave për fermerët e kësaj zone.

Në Obot janë 9 banesa të pabanueshme për shkak të përmbytjes nga uji, ndërsa 350 të tjera gjenden të rrethuara nga uji.

 

Share This Article
2 Comments
  • Keto pamje nuk te bejne me pershtypje, nje rutine e zakoneshme. Sa here qe Saliu ka inspektuar zonat e permbytutra, ne televizione jepen pamje, mallengjyese dhe mbreselenese. Qytetare te pajisur me veshje per te peballuar permbytjet me uje deri ne gjoks, i zgjasin Saliut femijet e tyre, qe t’ua perqafoj dhe t’ua bekoj. Permbjytjet ne Shkodder , Lezhe etj ndodhin se Qeveria ka bere me ” shume investime ” duke i tejkaluar ato. Xhepat e qeveritareve ,te Sali Kokrra e Mashtruesit, jane te fryra dhe kane marre formen e thesit. Vazhdoni dhe votoheni, por gje mos kerkoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *