Interi nuk është dakord me humbjen për shkak të drejtimit të dobët të arbitrit Maxoleni, i cili sipas zikaltërve ka marrë vendime delicate në sfidën direkte për zonën Champions ndaj Fiorentinës, që është humbur nga djemtë e Mançinit në të 91-tën, për erfekt të golit rokambolesk të Babakarit.
Drejtimi i ndeshjes nga bilbili bergamask ka lënë për të dëshiruar, në vlerësimin e Interit, sidomos në shpërndarjen e kartonave.
Në veçanti, nën lupë është kartoni i dytë i verdhë i Tejes në minutën e 82-të, i ekzagjeruar. Inferioriteit numerik ka detyruar më pas Interin që të qëndrojë në mbrojtje deri tek goli i Babakarit.
Ja pse asnjë eksponent i klubit milanez nuk është paraqitur tek telekamerat pas ndeshjes. Interi mbyllet në heshtje për shtyp.
Moviola, ja 3 episodet deçizive
Minuta 10’ – Karton i dytë i verdhë për Tejes dhe Medel. Maxoleni nuk mban të njëjtin metër gjykimi si me Rodrigez dhe i nxjerr të verdhë Tejesit për faull ndaj Tejos. Medel proteston për diferencën në vlerësim dhe merr edhe ai të verdhë.
Minuta 63′ – i mungon një penallti Fiorentinës. Ndërhyrje e dyshimtë në zonë nga Aleks Tejes që ndërhyn me krah dhe gju në krosimin që vjen nga krahu i majtë. Topi, fillimisht prek krahun dhe më pas gjurin.
Minuta 82′ – Karton i kuq i Tejes, por faulli nuk është. Gabon Maxoleni që tregon të verdhën e dytë Aleks Tejesit. Mbrojtësi Brazilian ndëhyn në sparkadë ndaj Bernardeskit, por kap topin dhe më pas futbollisti kundërshtar bie
