Arabia Saudite dhe aleatët e saj duken të vendosur për të rrëzuar regjimin e diktatorit sirian Bashar al Assad.
Forcat e armatosura të këtij shteti dhe të 20 aleatëve të saj kanë kryer manovra ushtarake të dielën, duke i cilësuar si “më të rëndësishmet” nga agjencia e lajmeve SPA.
Stërvitja mban emrin “Rrufeja e Veriut”, dhe përfshin manovrat ushtarake në tokë, ajër, dhe me forcat detare. Mesazhi i Riadit dhe aleatëve të saj është i qartë: “të qëndrojnë të bashkuar në përballjen me të gjitha sfidat dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Arabia Saudite është duke udhëhequr një fushatë ushtarake kundër rebelëve të mbështetur nga Irani në vendin fqinjë jugor, Jemen. Dhjetorin e kaluar, ai gjithashtu formoi një koalicion të ri 35-anëtarësh për të luftuar “terrorizmit” në vendet myslimane.
Arabia Saudite ka deklaruar se është e gatshme të hyjë ushtarakisht në Siri për të luftuar të ashtuquajturin Shtetin Islamik, ndërsa është kundërshtare e Assadit dhe Rusisë në rajon dhe aleate e Shteteve të Bashkuara. /Dita/
