Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama po vepron kundër mesazhit të sekretarit amerikan të Jashtëm, John Kerry.
Deputeti Eduard Halimi tha se Rama po mbron të inkriminuarit, duke e ilustruar këtë me deputetin Koço Kokëdhima për të cilin opozita ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e mandatit të tij.
“Edi Rama po përdor çdo mjet për të vonuar drejtësinë për njeriun e tij Kokëdhima, i kapur me 150 shkelje të Kushtetutës, me 150 pagesa të paligjshme financiare të parave publike për biznesin e tij. Ja pra se si e mendon drejtësinë Edi Rama, ja çfarë drejtësie kërkon ai. Kjo është dëshmia e mbrojtjes që ai i jep vjedhjes e abuzimit kur këtë e bëjnë njerëzit e tij”, tha Halimi.
Sipas tij, rasti i Kokëdhimës është shembulli i kapjes së shtetit nga oligarkët. “Ky është rasti që në frymën e prioriteteve që ka vendi për luftën ndaj korrupsionit dhe reformimit të drejtësisë, në frymën e mesazhit të theksuar dje nga Sekretari Kerri, Gjykata Kushtetuese të tregojë pavarësi nga kryeministri e të hapë rrugën e drejtësisë”, shtoi ai. /Dita/

Vendosi syzet qe te jesh tamam -HALIM!
Pa syze je qorr edhe nga trute , jo vetem nga syte!
Harrove superkrimet dhe supervjedhjet qe keni bere vete!
Nuk ndryshoni aspak nga njeri-tjetri!
SUPER-KRIMINELE DHE SUPER-HAJDUTE te ketij populli te varfer!
Jeni te barabarte ne cdo drejtim!
Filloi ngercet saliu.
AKOMA TE URA KY KARAGJOS I POLITIKES PD-Iste ?
Po te jesh ne drejtim te p.d -es je ne drejtim te amerikes,keshtu thote zonja Halimja.Te tjeret nuk marrin vesh Halim ,ju i bini tamburase,leshoni drejtesine qe e keni groposur ne shqupin tuaj dhe ajo te marre drejtimin e duhur.Ju jeni te pandreqshem sa te keni zullapin e viçidolit ne krye i cili bene ciu ciu çdo minute ne faccebook.