Ministria e Brendshme teksa publikoi videon e radhës për aksionet e policisë rrugore, thotë se një qytetari i është hequr patenta pasi ka shkelur semaforin, duke qarkulluar në momentin që drita pulson.
Megjithatë, në video policia vetëm e paralajmëron dhe zotëria në automjet luan rolin e të fortit dhe përballë tij duket se policia “dorëzohet”.
Burri thotë se nuk mund t’i hiqet patenta dhe policia nuk e ndërmerr një akt të tillë, të paktën në videon e publikuar. /Dita/
