Veliaj: PD tani e zbuloi që në qytet po punohet

Saimir Lleshi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar projektin tek parku i Liqenit Artificial, ku theksoi se ai është një projekt për një kënd lojërash për 200 mijë fëmijët e Tiranës.

“Më vjen shumë mirë që sot fillojmë punimet e këndit të lojërave për fëmijë në parkun e Liqenit. Është një ndër 10 ndërhyrjet që e bën liqenin më të vizitueshëm dhe më të jetueshëm për qytetin. Ky është një projekt për 200 mijë fëmijët e Tiranës, jo për 20 këshilltarë të partisë që e kishte Tiranën për 4 vjet dhe nuk e bëri dot.

U kërkoj të gjithë qytetarëve që të na mbështesin. Siç kemi bërë në zonat pedonale, në projektet e adoptimit të çerdheve, në projektet e mbjelljeve masive të pemëve tek liqeni, edhe ky është një projekt i dobishëm për qytetin. Ne deklaruam master-planin e parkut të liqenit i cili parashikon 10 ndërhyrje, për të krijuar 10 hapësira të këndshme për qytetarët”

Lidhur me zërat se bashkia po pret pemët tek liqeni, kryebashkiaku ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për asnjë betonizimin të parkut, por për një projekt të mirëstudiuar, ku vetëm 3 pemë do të zhvendosen, ndërsa do të mbillen edhe 3000 të reja.

“Ne do të zhvendosim disa pemë, kemi sot edhe një teknologji, e cila i zhvendos pemët. Për pemët që janë të sëmura, që pasi certifikohen si pemë që janë të rrezikshme, pra kanë një kënd më të ulët se 45 gradë e që mund t’i bjerë dikujt, ka një procedurë sipas së cilës inspektorët tanë të pyjeve vlerësojnë nëse ajo pemë mund të qëndrojë. Ato pemë hiqen me kujdes, kur janë të rrezikshme dhe të tilla ka nëpër të gjitha rrugët e Tiranës, ku ne kujdesemi që të krasiten apo të mos kemi dëmtime të kësaj natyre. Do të zhvendosim tre pemë dhe do të mbjellim 3000 pemë. Siç keni parë, edhe në hapësirën që u lirua tek ana tjetër e liqenit, ne patëm një mbjellje të pemëve në atë zone”, deklaroi Veliaj.

Kreybashkiaku iu përgjigj edhe opozitës ku tha se “Ne kemi një opozitë që edhe pse këtu ka ditë që ka nisur puna e zbulon për Shën Valentin që po punohet te liqeni, sepse hyjnë tek kategoria e njerëzve që liqenin e shijojnë vetëm për Shën Valentin. Ne duhet t’u themi këtyre të SHQUP, që ne vijmë përditë tek liqeni dhe kjo është një pjesë e Tiranës, 364 ditë të vitit”.

Akuzave se plani nuk është konsultuar me qytetarët, Veliaj iu përgjigj se ai ka qenë bashkë me zv.kryeministrin kur është prezantuar plani në transmetim live bashkë me qytetarët. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur në transformimin e kryeqytetit.

Besoj se një hapësirë më të bukur dhe familjare se sa kjo që po përgatisim këtu, Tirana ka vite që e pret dhe nuk e ka pasur kurrë! Më vjen mirë që për të gjithë ata që mbështesin këtë vizion, të të bërit të një qyteti të jetueshëm dhe nuk përqafojnë një histeri kolektive e cila shuhet pasi dalin projektet dhe bukuria që i sjell Tiranës, unë besoj se këtu duhet ta kemi vëmendjen, tek këta qytetarë”, shtoi kryebashkiaku.

Share This Article
7 Comments
    • Po more info analfinjoranti, Jeni mesuar me mashtrime ju sa here vini e nuk vini ne pushtet, dhe ju duken te gjithe mashtrues.
      Po pelcisni nga zilia e inati qe Erioni di si te punoje, se vete vetem te vidhni dini, se per te ndertuar e zbukuruar, nuk u ka mesuar njeri e nuk keni pasur kohe ndonjehere……

      • Po cfare zilie t’i kesh dikujt qe as diploemen nuk e ka origjinale aman. Cfare pune ka bere ky lali eri deri me sot pervec se grabites fondesh OJF-sh? Jo moj zyshe nuk ia kam zili fare se une nuk kam nevoje te mashtroj, te henjej e te vjedh per tu bere dikushi. Nuk jam si ky “cuni i Tirones” prej Ures Vajgurore.

      • Mos u merzit adeci se kur te te bjere kokes atehere do te jete vone ashtu sic po ju ndodh me Ramen per te cilin une kam shkruar qe pa u zgjedhur se cfare malli ishte.

    • I thote bukur komentudi sty podhte ne emrin Edi

      Ti mbjelli njehere nja 300 peme , jo 3000 , sac premton Veliaj , dhe pastaj ti xhvendosi ato pemet e tjera apo te presi 3 pemet e semura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *