Lufta në Siri ka lënë pas pasoja shkatërrimtare, ndërsa mijëra njerëz vuajnë nga uria, veçanërisht fëmijë. Situata në qytetin Deir Ezzor është katastrofale.
Mijëra fëmijë nuk kanë me çfarë të ushqehen. Çmimet produkteve bazë ushqimore janë tejet të larta.
Një kilogram oriz kushton 50 euro, ndërsa një kilogram sheqer shkon deri në 80 euro, aq sa në Evropë apo gjetke mund të blesh një kuintal. Një pite kushton 40 euro.
Të blesh ushqimet bazë është luks në këtë vend ku lufta prej 5 vitesh ka shkatërruar gjithçka e ka bërë që miliona të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.
Qyteti në fjalë është rrethuar nga ISIS dhe banorët brenda tij nuk kanë dalje, çka e bën të pamundur futjen e ushqimit. /Dita/
