Dy personat e arrestuar për atentatin ndaj biznesmenit Nuredin Suli do të mbeten në qeli. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj tyre.
Në pranga përfunduan Julian Hamzollari, 29-vjeç dhe Musa Çerpja, 53-vjeç, të cilët akuzohen për veprime që pengojnë në zbulimin e të vërtetës.
Në fakt, prokuroria nuk ka asnjë person të dyshuar si autor të vendosjes së lëndës eksplozive në automjetin e Sulit që për rrethana ende të panjohura ka shpërthyer.
Grupi hetimor dyshon se këta persona kanë lidhje me autorët e atentatit të dështuar ndonëse i kanë mohuar akuzat. /Dita/
