Ekspertët amerikanë ndihmë për dekriminalizimin

Saimir Lleshi

Ligji i dekriminalizimit është miratuar me konsensus dhjetorin e vitit të shkuar, ndërsa pritet të miratohen aktet nënligjore.

Ligji u përshëndet edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili tha dje në Tiranë se inkurajonte zbatimin e tij.

Për draftin nënligjor të ligjit po punohet aktualisht dhe kreu i komisionit parlamentar të dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi shprehet optimist se do ta përmbyllet brenda muajit shkurt. Ligjvënësit shqiptarë po trajnohen nga amerikanët, të cilët u kanë dhënë ekspertizën dhe praktikat më të mira.

Aktet nënligjore do të bëjnë diçka, që duke miratuar formularin e vetëdeklarimit dhe procedurat përkatëse në lidhje me administrimin e formularit do të bëjnë të mundur që të gjithë shtetasit që parashikon ligji që duhet të bëjnë deklarim sepse mbajnë një funksion apo sepse kërkojnë një funksion në të ardhmen ta pyesin veten mirë në momentin kur nënshkruajnë formular. Qëllimi është që shkurti ti gjejë të miratuara këto”, tha Bylykbashi për mediat.

Por pavarësisht frymës konsensuale gjatë hartimit të akteve nënligjore, opozita dhe mazhoranca mund të hasin në vështirësi në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit, në lidhje me shtrirjen e pyetjeve.

E vetmja çështje do të jetë në maksimumin e gjerësisë së pyetjeve që do të shtrohen përmes formularit. Është ajo që ligji përcakton qartë elementët për të cilat njerëzit duhet të deklarojnë dhe unë nuk shoh arsye për të pasur kontestime. Nëse kjo ndodh do të ishte në përplasje edhe me praktikën e shkëlqyer që na sollën ekspertët e SHBA, të cilët kanë një procedurë kontrolli të integritetit dhe të dhënave të sigurisë së personave që ushtrojnë funksione të caktuara atje, shumë të gjerë”, shtoi ai. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *