Policia dhe mjekësia ligjore kanë nisur punën për identifikimin e trupit të një mashkulli, i gjetur thuajse i dekompozuar dhe me dy plumba në trup në Dajt ditën e sotme.
Sipas burimeve, janë marrë gjurmët e gishtërinjve, ndërkohë që po punohet për identifikimin e tij.
Mirëpo, menjëherë sapo kanë marrë lajmin, të afërmit e Enver Stafukës, personit të rrëmbyer në shkurtin e vitit të kaluar në Fushë-Krujë janë paraqitur në Morgun e Tiranës, pasi dyshohej se mund të ishte ai.
Familjarët nuk e kanë identifikuar trupin e gjetur si atë të Enver Stafukës. Kjo ka rrëzuar dyshimet se mund të bëhej fjalë për personin e rrëmbyer në shkurt të vitit 2015-s, i cili ka qenë i përfshirë në atentatin që iu bë kryekomisarit Dritan Lamaj.
