Ekstradohet nga Anglia shqiptari që shfrytëzonte 200 vajza

Dita

Një shqiptar i akuzuar për prostitucion është ekstraduar nga Anglia për në Itali. I kërkuari i njohur me nofkën “Sulltani” konsiderohet si një nga liderët e shfrytëzimit të rrugëve në veri të Italisë.

Nin Lalaj, 37 vjeç, u kap si pjesë e operacionit “Alba Nostra 2”, në mars 2015. Gjatë dy operacioneve, “Alba Nostra 1” dhe “Alba Nostra 2” janë arrestuar 17 persona të cilët prostituonin rreth 200 vajza.

Në vitin 2013, Lalaj u identifikua si një nga personat ku duhet të merrje leje për të nxjerr prostituta në provincën e Pavias. Ai u dënua me 3 vite e 6 muaj burg ndërsa ndodhej me arrest shtëpie.

Por, policia më pas nuk kishte asnjë dijeni për vendndodhjen e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *