Anulohet ankandi i avionëve dhe helikopterëve

Dita
Ministria e Mbrojtjes në cilësinë e autoritetit shitës njofton anulimin e procedurës së ankandit publik me objekt “Shitje avionë dhe helikopterë për përdorim joushtarak”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 22.02.2016, sipas njoftimit të ankandit të publikuar në buletinin e njoftimeve publike të datës 01.02.2016.
Procedura e ankandit publik anulohet për arsye të interesit publik, bazuar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar.
Sipas Ministrisë, në rast të rishpalljes së procedurës së ankandit publik, do të bëhen njoftimet përkatëse në buletinin e njoftimeve publike te APP dhe në website-n e Ministrisë së Mbrojtjes. / DITA
Share This Article
6 Comments
  • Nuk kane marre aq sa mendonin nen dore !
    Pleqte thonin:
    Pa din e pa iman!
    Kuterbojne arome fekalesh qe nga 1990, qe te gjithe!
    E kane ndyre Shqiperine e gjore!

  • .
    -“Procedura e ankandit publik anulohet për arsye të interesit publik…”!
    Keshtu thote ministria e Mbrojtjes,kaq thote edhe gazetari i shkrete???
    Po ne lexuesit mos na merrni per LOPE vqe te pertypim cfare na jepni ju pa vrare mendjen shume???
    Cfare eshte ky interesi publik qe anulloi tenderin?
    HIC!
    Po ja kjo ishte detyra e juaj si gazete e jo te kopjoni lajmin e ministrise!

  • Ka disa komentues qe keto hedhurina I mendojne per pasuri kombetare aq me teper per histori…te gjitha shtetet e botes Mezi presin ti heqin qafe armatimet e vjetra..Jam dakord te mbajne nja 2 egzemplare por te tjeret jane fare pa vlere pervecse per nostalgjiket idiote te nje periudhe pa lufte dhe sinqerisht te palavdishme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *