Sulmet në spitale krime lufte

Saimir Lleshi

Të paktën 50 persona gjetën vdekjen nga sulmet ajrore ruse ku në shënjestër ishin dy spitale dhe një shkollë në Siri.

Për ngjarjen reagoi Turqia dhe Franca, sipas të cilave këto sulmeve përbëjnë krime lufte.Sulmet janë konfirmuar nga OKB-ja dhe më herët edhe nga Organizata “Mjekët Pakufi”.

Ministria e Jashtme turke fajësoi Rusinë për sulmet, ndërkohë që presidenti sirian Bashar al Assad ka hedhur dyshime mbi mundësinë e implementimit të planit për “dhënien fund të akteve armiqësore” në Siri. Duke komentuar marrëveshjen e arritur për armëpushim, presidenti sirian deklaroi se armëpushim nuk do të thotë që të gjitha palët të ulin armët.

“Deri tani ata kanë thënë se duan arritjen e një armëpushimi brenda javës, por kush është aq i aftë sa të zgjidhë tërë këto probleme në një javë?”, u shpreh Assad.

Ndërkohë, Mego Terzian, president i organizatës Mjekët pa Kufij, tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se, “ose qeveria siriane, ose ajo ruse janë fajtore për sulmet”.

Por ambasadori sirian në Moskë u përgjigj duke thënë se, ato që duhen fajësuar janë Shtetet e Bashkuara, një deklaratë që Pentagoni e hodhi poshtë duke e cilësuar “tërësisht false”.

“Ne s’kemi asnjë arsye pse të sulmojmë në Idlib, pasi ISIS nuk është aktiv atje”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, kapiten Jeff Davis.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *