Kufoma e gjetur në Dajt, në morg të afërmit e këngëtarit të humbur

Saimir Lleshi

Ende mbetet mister se cili është identiteti i viktimës së gjetur rastësisht dje në Dajt nga qeni i një bariu.

Familjarët e disa personave të zhdukur kanë ardhur pranë morgut në Tiranë për të parë nga afër nëse është i afërmi i tyre.

Përveç familjarëve të Enver Stafukës që u zhduk vitin e shkuar, pranë morgut kanë shkuar edhe familjarët e shtetasit Renato Hamza, i cili është zhdukur më datë 29 qershor të vitit 2014.

Megjithatë, ata kanë deklaruar se kufoma nuk i përket të afërmve të tyre. I riu që merrej me muzikë tallava u zhduk pa gjurmë, ndërsa dëshmitë paraprake thonë se ai u rrëmbye nga disa persona.

Për ngjarjen e dyshuar ishte e ish-dashura e tij, por ende nuk dihet asgjë për rastin. Prindërit e 21-vjeçarit kanë bërë kallëzimin në polici që prej 29 qershorit, duke deklaruar se pasi kishte dalë atij i kishte ardhur një telefonatë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *