Skuadra e Partizanit ka bërë goditjen e saj të radhës sa i përket tentativave për të përmirësuar kualitetin e kontingjentit në skuadër.
Një tjetër përforcim nga jashtë kufijve për të kuqtë, një tjetër brazilian më shumë në kampionatin e Kategorisë Superiore të Shqipërisë.
Mësohet se krerët e klubit 15 herë kampion të Shqipërisë kanë gjetur akordin dhe kanë afruar në ekip, brazilianin të dhënat më të fundit për të cilin datojnë në 2014, me skuadrën braziliane Ferroviaria.
Mësohet gjithashtu se sulmuesi 25-vjeçar ka mbërritur në Shqipëri dhe menjëherë është bashkuar e skuadrën e Partizanit.
Fakti që të kuqtë zotërojnë gjithashtu edhe ekipin e Partizanit B, federimi i brazilianit Gabriel do Carmo nuk ka qenë aspak problem, ndonëse afati i merkatos dimërore ka skaduar prej më shumë se dy javësh, teksa sulmuesi mund të kalojë pa problem më pas si pjesë e ekipit të parë të të kuqve.
Braziliani i gjatë 1.88 m, konsiderohet si ndërhyrja e detyruar e të kuqve, pavarësisht skadimit të afatit të merkatos.
Pas një humbje, dy barazimeve dhe vetëm një fitoreje në katër ndeshjet e para të këtij viti, starti i ekipit pretendent për titullin kampion konsiderohet negativ duke shërbyer gjithashtu edhe si një detyrim për afrimin e Gabriel do Carmo.
