Degjeneron protesta e PD, te Liqeni shfaqen dy ndërtuesit Malltezi dhe Babasi

Saimir Lleshi
Dy personazhe të njohur si përgjegjës për dhjetëra ndërtime të viteve të fundit në Tiranë, Jamarbër Malltezi dhe Ndriçim Babasi, u shfaqen sëbashku kundër ndërtimit të këndit të lojërave te Liqeni Artificial.
Dhëndrri i ish-kryeministrit Berisha, i cili ka firmosur dhe miratuar planet për ndërtime të ndryshme në kryeqytet, sot del të shfaqet si ambientalist, duke harruar dhjetëra ndërtimet të bëra prej tij.
Ai tashmë është i njohur për hartimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Planin e Përgjithshëm Vendor të vitit 2013 ku parashikoheshin dhjetëra ndërtime dhe pallate.
 
Nga ana tjetër Ndriçim Babasi, ish – deputet i Partisë Demokratike, ndërtues dhe sipërmarrës privat është një tjetër person që është sensibilizuar kundër ndërtimit të këndit të lojërave te Liqeni. Pasi zaptoi hapësirat publike te stadiumi “Dinamo” dhe i përdorte si biznes shitjesh makinash, tani shfaqet kundër ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijët.
 
Kur vjen puna për hapësira publike, të parët që shfaqen nga Partia Demokratike janë ndërtuesit./Dita/
Malltezi dhe Babasi (2)
Share This Article
7 Comments
  • Nuk e di cdo ai kokerruarri qe merret me kete pune. Ne shqiperi nuk ka dinasti.Ti si pinjolli atij te shkalluarit nuk ke te drejte te protestosh. I ngjan shume Uria Hipit.Shume i peshtire.

  • Keto protestat e PD u bene me te merziteshme se ato aksionet e c’do te diele per te mbledhur gjrthe fiku per lopet…….. E kush proteston : Juambar Malltezi, dhendrri I Saliut ,zaptuesi i bregdetit te jugut…… Pse nuk vdes ,o popull shqiptar ,po shkon pas ketij Malltez Berishes…….

  • Dita po me kete logjike i bie qe edhe kur dilte Shkreli me Lamen ishin dy sharlatane mashtrues sepse tani nuk po i digjen me xhani per katrahuren mjedisore. Ceshtja qe kerkon pergjigje eshte: Perse lali Eri po vepron me kaq shpejtesi pa lajmeruar as keshillin bashkiak e duke shkelur ligje e rregulla qe mund te kene edhe pasoja penale per kete “punetorin” kryederr te bashkise. Kush ia garanton kete paprekshmeri???

  • Dy njerez pa asnje personalitet. Mungese kulture, dhe integriteti qytetar! Njeri me injorant se tjetri! Babasi ka qene dhe deputet. O zot, i pa arsimuar, i pa kulture, qe eshte mbajtur me parate e taksapaguesve! Ketu duhet nje spastrim total nga llumrat dhe rrugaceria! Lind pyetja: Kur do vije ajo dite?

  • Ky jamarber shqipfoles….ai vend i duhet bosh. Me shprese se shqupi do vij prap ne qeveri dhe ky te ndertoj nja dy pesembedhjetkatesh. Ashtu si betonoj jugun…..ju lumte Kur nuk kan lindur akoma burra per ju…beni qejf se ju ka ardhur dita

  • TE gjithe e pameTiranen tone ne cfare gjendje e lane Luli me nastradinet e tij.Si qytetare shohim nje tjeter pamje te kryeqytetit tone,dhe na takon ta mbeshtetim fuqishem Erjonin me shoke.Me sa shoh po aplikohet ndodhija ne Korce,cfare ndertohej diten prishej naten.Te ndertosh nje ambjent lojnash per vocaraket posht hijeve te pemeve dhe se bashku me cicerimin e zogjve ja shtojne bukurine zones se liqenit artificial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *