Policia belge ka ndërmarrë aksione të gjera kundër rekrutimeve për të dërguar xhihadistë në Siri. Të paktën 10 persona janë arrestuar në një aksion të zhvilluar së fundi.
“Hetimet tona kanë zbuluar se disa persona janë larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik”, tha prokurori federal në një deklaratë.
Nëntë operacionet e bastisjes janë kryer në 4 lagje periferike të Brukselit përfshi dhe Molenbeek ku kanë qëndruar shumë ekstremistë
Prokurorët thanë se kanë sekuestruar kompjutera, telefona dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe ata pritet të dalin sot para gjykatës. /Dita/
