Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, bashkë me familjen e tij është fotografuar në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.
Ai së fundi ka gjetur kohë edhe për familjen e tyre, bashkëshorten Borkica dhe dy fëmijët. Ish-kryeministri ka shëtitur i vetëm, por duke mos u shpëtuar masave të forta të sigurisë, raporton INA.
Gruevski u dorëhoq nga posti i kryeministrit në mes të janarit. Largimi i tij nga drejtimi i qeverisë erdhi pas Marrëveshjes së Përzhinos, e cila u propozua si zgjidhje për krizën politike në vend.
