Ministri Beqaj bën kontroll mjekësor

Dita

Kreu i shëndetësisë i nënshtrohet analizave dhe kontrolleve mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kryer kontrollin bazë ashtu sikurse qytetarët e tjerë që i përkasin grupmoshës 40­-65 vjeç. I lindur në muajin shkurt, 48-vjeçari Beqaj ka zbatuar radhën dhe protokollin e ekzaminimeve ashtu sikurse të gjithë qytetarët e tjerë.

Një prej infermiereve ka marrë të gjitha të dhënat e tij, duke filluar që nga mënyra e të ushqyerit, stresi, përdorimi i duhanit, alkoolit etj.

Më pas ai i është nënshtruar ekzaminimit të EKG-­së së zemrës, matjes së tensionit si dhe analizave laboratorike të cilat janë të mirëpërcaktuara në këtë program.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *