Në një kohë që klasa politike ende nuk po gjen konsensusin për miratimin e reformës në drejtësi, shoqëria civile ka krijuar një nismë që synon ofrimin e një mbështetjeje për krijimin e një sinergjie me qytetarët, e cila do të rriste shanset që politika konfliktuale shqiptare të shtyhej drejt një konsensusi brenda kornizave që do të ofrojë Komisioni i Venecias.
Përmes një letre të firmosur nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, analisti Andrea Stefani dhe znj. Mimoza Bineri, vihet në dijeni edhe Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Në letër thuhet se motivi kryesor për krijimin e forumit dhe angazhimin në problematikën e reformës në drejtësi, lidhet me shqetësimin se korrupsioni i madh dhe praktika e pandëshkueshmërisë 25 vjeçre, bën që të ketë mosbesim dhe hezitim ndaj vullnetit real të palëve politike vendimmarrëse, për një reformë sa më cilësore, profesionale, të besueshme dhe afatgjatë.
“Këto pale politike nuk kanë pasur dhe as kanë prioritet sistemin e drejtësisë së pavarur e profesionale, ndaj ekzistojnë potenciale e tregues të fortë të besojmë se ato po përpiqen që ta gjymtojnë dhe deformojnë reformën.
Në kushtet kur një pjesë e elitave politike shfaqen të lëkundura por edhe të ndërgjegjshëm se një reformë e vërtetë në demokraci nuk mund të kurorezohet me sukses pa mbështetjen e shtresave të gjera qytetare, FCRD shpreh vullnetin te jetë pjesë aktive e procesit, në mbështetje të themelimit të një gjyqësori të pavarur nga politika dhe të udhëhequr vetëm nga e drejta”, thuhet në letrën e cila për dijeni u është dërguar edhe Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Keta perfaqesues te shoqerise civile jane si ata qe poli Ramizi ne vitet 90 per te pjelle PD!Edhe keta me siguri i ka pjelle macja (se pjell shume)e duan qe te asfiksojne ndonje dalje te vertete te shoqerse civile!te kudondodhur Daja (Alfredi i aleances se Atlantikut),Andromaqi qe eshte bere si ajo fituesja e festivalit Europian te 2014 e plote te tjetre qe kabe dale nga menget e ndonje ambasadori!