Regjimi i sotëm në Kosovë ka hyrë në fazën e përdorimit të metodave fashiste në pushtetin që po zbaton dhe këto metoda fashiste nuk po i përdor vetëm sot. Papërgjegjshmëria, shantazhet, gënjeshtrat, kërcënimet, përjashtimet prej pune të familjarëve të kundërshtarëve politikë janë vetëm disa përbërës të metodave fashiste të këtij pushteti.
Dëshmi e përdorimit të metodave fashiste në pushtetin e Kosovës sot janë mbledhjet e parlamentit në të cilat gati sa deputetë marrin pjesë policë në uniforma dhe në veshje civile
Dëshmi posaçërisht e egër e zbatimit të metodave fashiste në pushtetin e Kosovës janë burgosjet e deputetëve dhe të aktivistëve të Opozitës që tash e sa kohë po urdhëron Qeveria e Kosovës.
Këto metoda fashiste, u panë sidomos dje dhe sot: dje – kur, dy ditë para protestës së Opozitës, u thirrën në seancë gjyqësore ish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi, dhe deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli dhe sot – kur në orën 6 të mëngjesit, një ditë para protestës së Opozitës, me urdhër të gjykatësit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, u arrestua shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dhe shtatë aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes.
Metodën fashiste të arrestimit të tyre e bënë sa brutale aq edhe komike si “vonesa” ashtu edhe arsyeja e arrestimit të tyre: ata u arrestuan sepse në vitin 2009 i paskan rrotulluar disa xhipa të EULEX-it dhe i paskan rrotulluar për shkak se EULEX-i kishte bërë marrëveshje me Policinë Serbe!
Nuk ka dyshim se qëllimi i arrestimit të tyre është dobësimi sa më i dukshëm i protestës së nesërme në njërën anë, kurse frikësimi i pjesëmarrësve si dhe i atyre që kanë menduar të marrin pjesë në protestë, në anën tjetër. Kur burgosen aq lehtë, e në mënyrë aq fashiste krerët e opozitës, çka mund t’u ndodhë qytetarëve të tjerë!
Populli shqiptar i Kosovës, inteligjencia shqiptare e Kosovës, inteligjencia shqiptare në përgjithësi nuk guxojnë ta heshtin këtë rikthim të metodave fashiste në pushtetin e Kosovës. Është detyrë politike, është detyrë morale, është detyrë kombëtare, është detyrë historikë e popullit shqiptar të Kosovës, e inteligjencies shqiptare të Kosovës, e inteligjencies shqiptare në përgjithësi të ngre zërin kundër kësaj të keqeje fashiste që po ia sjell Kosovës qeveria e sotme e kryeministruar prej ish shërbëtorit politik të Sllobodan Millosheviqit, i cili shtetin e Kosovës, si po shihet, me metodat e tij fashiste, po e bën “ranç” të tij privat.
Të këqijat politike parandalohen vetëm para se të institucionalizohen.
E zbatimi i metodave fashiste në pushtetin e sotëm të Kosovës ka hyrë në fazën e institucionalizimit.
Nuk guxojmë ta lejojmë.
Prishtinë, 16 shkurt 2016

Mire ja u bejne.na felliqen para botes.duan pushtet me force.po te ken kellqe te ikin te flasin ne parlament ti degjojn te gjithe.turp turp
Serbi Thaci keto metoda i ka marre nga serbi tjeter ne Shqipri qe quhet Sali Bajga.
Mos e shaj Thaqin se hidherohet Bedriu!
arian-je ari nga trute!
Fytyren tende kane felliqur dhe jo te shqiptareve!
ATA DUAN KOSOVEN te shqiptareve, or MONSTER!
ATA DUAN KOSOVEN sic e ka bere nena, te paster dhe jo me hale si puna jote dhe udheheqesit tuaj pro-serbe!
Po te shkruaj se e meriton, bir serbi qe me shkruan shqip!
Te neveris ty bashke bashkeshoket tuaj!
Kosova ka rene ne duar te hajduteve dhe sherbetoreve te Serbise. Populli duhet ti shporre keta ndryresira qe po i marrin frymen dhe po i vjedhin te ardhmen e Kosoves dhe shqipetareve kudo jane. Eshte turp ne cfare duarsh kemi rene.