Nëntë anëtarë të familjes Toska në fshatin Margegaj të Tropojës, kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre u përfshi nga zjarri.
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të munduar shuarjen e zjarrit dhe moslejimin e përhapjes së flakëve në banesat përreth.
Kryefamiljari Agim Toska, në pronësi të cilit ishte dhe banesa thotë se dëmet e shkaktuara janë të mëdha dhe ai nuk ka asnjë mundësi të përballojë, pasi jeton vetëm me një asistencë.
Familja Toska nga fshati Margegaj i Tropojës apelon për ndihmë nga shteti. Paraprakisht shkak i zjarrit në banesë dyshohet një shkëndijë elektrike.

I thoni baces tua rindertoje siç rindertoje te tijen. Harro mushke Valarene, se Ali pashane e prene.