Ish e dashura e Bill Clinton: Hillary ka prirje lesbike

Dita

Ish-­Miss Arkansas në SHBA ka rrë fyer në një intervistë për “Daily Mail” historinë e saj të dashurisë më ish­presidentin amerikan, Bill Clinton.

Sally Miller duke folur për lidhjen e tyre që zgjati rreth tre muaj, tregon sesi Cliton e joshte duke kërcyer në dhomën e gjumit dhe duke luajtur me saksofon.

Miller dhe Clinton patë një histori dashurie në vitin 1983, thotë ajo për “Daily Mail”. Cliton në atë kohë Guvernator i Arkansas ishte i martuar me Hillary Clinton.

Sipas Miller, çifti ka një pakt për të mos folur për marrëdhënien e tyre për shkak të zgjedhjeve presidenciale.

Asaj (Hillary) nuk i intereson çfarë them për Bill, është një lajm i vjetër ky. Por, ajo ka frikë për atë çfarë Bill më ka thënë për atë. Ajo imagjinon sesa di unë për të nga ato që më ka thënë Bill”, shprehet ish­-Miss­i. Miller pretendon se Hillary Clinton është lesbike pasi këtë gjë ia ka pohuar vetë ish­-presidenti amerikan.

Më ka thënë se ajo pëlqen më shumë femrat sesa meshkujt. Hillary merr dhe drogë gjithashtu”, thotë Miller, e cila sot fle duke mbajtur afër një armë gjysmëautomatike.

Ndërsa për vetë Bill Clinton ajo thotë: “Bill nuk është burri më i pashëm. Por, ai të bën të ndihesh se ke një trup të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha të bën të ndihesh e bukur. Nuk ka shumë meshkuj që e bëjnë femrën të ndihet në këtë mënyrë”.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *