Tevez refuzon ofertën faraonike nga Kina

redaktor

Karlos Tevez ka refuzuar një ofertë faraonike nga Kina.

Shanghai SIPG i ka ofruar atij plot 22 milion euro në vit.

Sulmuesi argjentinas 32-vjeçar do të përfitonte 430 mijë euro në javë.

Por, ai ka preferuar të qendrojë tek Boka Xhuniors, pavarësisht problemeve të ekipit dhe formës së dobët që po tregon në kampionatin argjentinas.

Tevez tregon kështu dashurinë për fanellën e Bokas, që e shtyu atë të braktiste një ekip si Juventusi pikërisht në momentin ndoshta më të mirë të karrierës së vet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *