Kryeministri Edi Rama ka përcjellë urimin e tij për Pavarësinë e Kosovës me rastin e 8-vjetorit të saj.
Ai ka zgjedhur foton e Adem Jasharit, dëshmorit të UÇK-së për të bërë këtë urim.
“Mirënjohje përjetë heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës! Gëzuar!”, shkruan kryeministri i Shqipërisë.
