Bashkia e Tiranës njoftoi se ka nisur punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se ky është tjetër premtim i mbajtur.
“Nën shembullin e rrugës së parë që nisëm, rruga “Dritan Hoxha”, do të vazhdojmë me çdo investim të ri të Tiranës, me të njëjtin parim: korsi të dedikuara për biçikletat, korsi të dedikuara për autobusët dhe hapësirë e bollshme për këmbësorët, që të kenë po aq prioritet sa kanë makinat”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se filozofia e bashkisë është një qytet për njerëzit, jo për makinat e mjetet.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar që kompania të shpejtojë punimet dhe Unaza e Vogël të mbarojë para afatit, që më pas të na mundësojë edhe neve të fillojmë me projektin e sheshit “Skënderbej”. Unë e di që çdo punë e mirë kritikohet, por mos i kushtoni rëndësi kritikave, ecni përpara, sepse po bëjmë gjënë e drejtë!”, thotë Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në lirimin e këtyre shesheve.
“Ftoj të gjithë qytetarët që do të preken nga Unaza e Vogël, kundrejt të gjitha detyrimeve ligjore që ne kemi për shpronësim, të jenë bashkëpunues me kompaninë, me autoritetet e Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, për të liruar hapësirat, që të mos kemi më pengesa, në mënyrë që ky projekt kaq i rëndësishëm për trafikun dhe transportin në Tiranë, të ecë me ritmet që shpresojmë”, deklaroi Veliaj.
E vetmja kërkesë për “hienat” e politikës është: Na lini të punojmë!- thotë ai.







Bravo Erion
Shume vizatime te bukura
avash ore me kto “hienart e plitikes” se ti dreka darka me ta rri.
mos na u hiqni si engjej
shikoni beni ndonje pune pa shume llafe se na keni car k… t gjithe sa jeni
qe kur thote “u bej thirrje qytetareve per shpronesimet”, duket qe kjo pune eshte kot.
ne kemi 25 vjet qe nuk e zgjidhim dot ceshtjen e pronave, ky e quan “projekt te mbaruar” kur ende nuk qenka marre vesh me pronaret dhe pseudopronaret e tokave
peshku ne det tigani ne zjarr
Lexova lajmin dhe po prisja qe poshte te komentet e lexuesve te niste avazi: Bravo Eri, Te lumte Eri, Perpara Eri. Eri eri, top sheqeri..
Po shyqyr. Paskemi shpetu sot nga tufa e kalamajve idiote me komjutera perpara qe marrin rroga parazitesh per te sheruar narcizizmin e anti-“hienave” te Tirones
Kur te perfundoje do themi bravo Erionka sot e keni rradhen ju.
Vk
na rofshin fotot
tirana, kryqyteti me i shemtuar ne Europe
Kryebashkiaku, nje medioker i zakonshem i ambjentit shqiptar
Ju kujtoni se Erjoni eshte naiv dhe genjehet me vizatime?
Jo mer qypa se keto vizatime quhen “prezantim projekti”
Dhe per prezantimet paguhen miliona nga taksat tona
e dini ju qe ne kemi shume “vizatime” por pak vepra?
E pra, vizatimet jane paguar te gjitha, veprat rrine ne leter dhe qeverite e ministrat apo kryebashkiaket ikin e vijne pasi kane ngrene kosin e embel te parase se lehte.
Pershembull ajo Lungomarja ne Vlore nuk eshte bere ama Lungomarja en leter eshte bere dhe eshte bere bukur fare.. Me ngjyra me matje, te heq petllen kur e shef 🙂
Jane ca Eftimer, Ca albanra, ca Artanra e ca Kocora afer Rames qe me keto “vizatimet naive” jane duke bere miliona
Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike kallëzoi spenalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin brenda Parkut të Liqenit të Tiranës. Objekt i kallëzimit është shpërdorimi i detyrës dhe ndërtimi i paligjshëm. Partia Demokratike thotë se ndërtimi po bëhet, në një zonë e cila është kategorikisht e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet, siç është Parku i liqenit të Tiranës. Sipas përfaqësuesve të opozitës te liqeni bëhet për interesa të pastra korruptive dhe klienteliste të kryebashkiakut të Tiranës. “Me pretekstin që kërkon të ndërtojë park lojërash për fëmijët do bëjë edhe një lokal për klientët e vet e më pas do ti ndryshojë destinacionin parkut të Tiranës që të ketë mundësi të ndërtojë ashtu siç ka miratuar edhe planin për hyrjen e parkut që të ndërtojë në të pallate shumëkatëshe”-thuhet në deklaratën e këshilltarëve demokratë.
Po keta kodoshet (ne kultimin e plote te fjales kodosh) e PD, a kane ndonje platforme, ndonje ide apo ndonje zgjidhje, jo vetem per kete kend lojrash, por per te gjithe mbarevajtien e jetes publike e politike ne vendin tone ?
Me sa dij une, deri me sot, keta jane vetem e vetem, inatcore, gernjare, uthullare, shellirare, a ku di une se cfare dreqin jane, por vetem vizionare me largpamesi nuk jane.
Nuk kane nje platforme, me ide e zgjidhje racionale, per fusha te ndryshme te veprimtarise jetike te vendit, sipas perkatesise.
Jane bere kundershtare me zedhenesa, te ndryshem per cdo dite, mbasi kane frike nga gjobat, qe po u merr gjykata, per shpifjet qe nuk u kane te mbaruar.
Si te tille, edhe ne, qe kemi qene e jemi ne shpirt demokrate, por qe jemi intelektuale, dhe kjo eshte pasuria e jone, ndjejme neveri kur degjojme shpifanjake te cdo lloji, me keto palo zedhenesit e ndryshem pa identitet qe nxjerr PD
cdo dite, sa na detyrojne te nderrojme kanal televiziv.
Dhe kjo gje, eshte e pergjithshme per te gjithe koleget tane te lodhur tashme nga perrallisjet kakofonike te sorrave portavoce qe kane ulur nivelin intelektual te shqiptareve.
kazanet e plehrave kundermojne jevgjit perpunojne plehrat prane tyre ne mes te dites ,kapaket e kazaneve kane nja pese vjet qe mungojne dhe era e qelbur nuhatet me qindfra metra ,nderkohe shitesi i fiqve performon aty ku i intereson vete