Prishtinë, protesta e opozitës me flamuj të Shqipërisë

redaktor

17 Shkurti i këtij viti, që në Kosovë shënon edhe 8-vjetorin e Pavarësisë së vendit, është shoqëruar edhe me protestë përveç festës.

Opozita e bashkuar kosovare, e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ka thirrur prej ditësh mbështetësit e saj në një protestë madhështorë në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, kundër qeverisë që – sipas tyre, – është antikushtetuese.

Protesta e ditës së sotme ka nisur nga Biblioteka e kryeqytetit kosovar, për t’u mbledhur në njërin prej 3 shesheve shumë pranë godinës së Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit e shumtë në numër mbajnë flamuj kombëtare kuqezi, flamuj të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Suedisë, Zvicrës, por jo flamuj shtetërorë të Kosovës.

Nuk kuptohet pse është bërë kjo përzgjedhje, ndoshta si shenjë proteste ndaj qeverisë kosovare, që ka detyruar shtetasit e Kosovës të emigrojnë pikërisht në këto shtete, në pamundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

E pavarësisht pjesëmarrjes së madhe të mbështetësve të opozitës, krerët politikë kanë bërë thirrje që protesta të vijojë e qetë dhe pa tensione.

Megjithatë, policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e sigurisë, për mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë raportohet edhe për shtetas të ndaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë, të cilët thuhet se donin të merrnin pjesë në protestë.

2

3 47 8 9 10 11 12

Share This Article
11 Comments
  • Nuk dua te komentoj si qyshe dhe tek ,por dua te thekesoj se mjafton tu them shume bravo organizatoreve dhe me shume pershendetje pjesmarresve ne ate proteste paqesore ne Prishtine.Ky sipas meje eshte kapitulli i vertete per lirine dhe prosperitetin e Kosoves qe ne fakte eshte Shqiperi duame apo nuk duame ne dhe te tjeret.Kjo eshte drita e djellit si e vertete e vetme.

  • Mos hidhni helm. Flamuri kuq e zi eshte i te gjithe shqiptareve kudo ku jetojne. Dhe jo vetem i Shqiperise. Kosovaret duke shpalosur kete flamur deshmojne se si e ndjejne veten. Mos doni ju qe te dalin ne manifestime me ate lecken e Ahtisarit dhe te BE-se.

  • Flamuri i shtetit te Shqiperise, eshte njekohesisht edhe flamuri kombetar i mbare kombit shqiptar. Pra titulli i ketij shkrimi eshte pa kuptim. Me kete flamur krenohet cdo shqiptar patriot dhe i vertete sepse per shqiptarin kudo qe ndodhet mbrenda kufijve ose jashte kombit shqiptar “FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA”. Tung.

  • “Gazetarèt” me diploma tè KRISTAL.

    Ka njè flamur kombètar tè shqiptarève. Kosova, èshtè krahinè shqiptare, ku shqiptarèt pèrbèjnè shumicèn. Ata demonstrues nè Prishtinè, mbajnè atè flamur nè dorè sepse ndihen shqiptarè. Èshtè flamuri i tyre, aq saç èshtè yni nè Tiranè.
    Kuptove KRISTALI?

    • Natyrisht qe eshte FLAMURI YNE ,i Gjithe kombit dhe nuk ka vend as per me te voglin ekuivok .
      Me kete FLAMUR kemi derdhur gjakun qe nga i MADHI SKENDERBE dhe deri me sot .

  • More gazetar injorant,kur Lindi Flamuri kuq e ZI Lindi per te gjithe shqipfolesit kudo qe ndodhen,o idiot.I pershendes popullin shqiptar te Kosoves dhe kudo qe jetojne per kete veprim te matur,duke protestuar per cka u duket se eshte gabim.Rrofte populli shqiptar!Rrofte Flamuri kuq e ZI me shkaben dykrenare!E drejta do te triumfoje!

  • flamuri kuqezi eshte ne rradhe te pare flamuri i kombit,i gjithe ne shqiptareve qe jemi neper bote.Ate flamur do nderojme ne breza sepse ne te eshte gjaku i cdo shqiptari te ndershem e patriot.
    Ate flamur e mbajme gjithmone ne zemer ,ne shtepi e ne makina.
    Eshte simboli i nenes dhe nena nuk mohot sado ta poshterojne dobicet.

  • flamuri nuk eshte vetem i shqiperise, por quhet flamuri kombetar shqiptar qe nuk ua ndalon dot askush te gjithe shqiptareve, ne mal te zi, ne kosove, ne serbi, ne maqedini, ne greqi etj.

  • Protestuesit në Prishtinë nuk dolën në shesh me Flamurin e Shqipërisë, por me Flamurin Kombëtar, që është i të gjithë shqiptarëve kudojanë: në trojet etnike shqiptare në Ballkan (Shqipëria Natyrore a Etnike) dhe në botë.

  • Pershendetje! Nese ka gje me te bukur ne kete proteste eshte ai flamur. Flamuri eshte simbol i kombit Shqiptar kudo qe banon. Ndersa shqiptaret e te ashtuquajtur “shtet i Kosoves”, jane Shqiptar dhe askush nuk ua mohon dot Flamurin e tyre Kombetar. Flamujt e partive apo organizatave vene e vine, por Ai flamur eshte lar me gjak. Te gjithe trimat shqiptar edhe ne luften e fundit per lirine e asaj pjese te kombit Shqiptare qe thirret sot me emrin Kosove, me ate flamuar luftuan dhe u vrane. Nderim te perjetshem per ate flamur dhe per te gjithe ata djem e vajza qe e kane nderuar ate deri edhe me gjakun e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *