Shënim / Rreziku i bombolave dhe oferta që s’kënaq qytetarët

Alqi Kociko

 

Shpërthimet e gazit që në rastet e fundit kanë sjellë edhe tragjedi, kanë bërë që Inspektorati Shtetëror Teknik të kryejë 300 inspektime në të gjithë vendin, ndëshkime me gjobë për 61 subjekte dhe është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 19 të tjerë. Për të rritur sigurinë e përdoruesve të gazit, qeveria po miraton dhe një vendim që për herë të parë sanksionon që instalimi i bombulave të kryhet nga subjektet e licensuara si dhe ndalon mbushjen e bombulave nga subjektet me pakicë. Megjithatë përballë sigurisë dhe ligjit, nevoja për këtë lëndë ndjegëse ka bërë që shumë qytetarë ditët e fundit të vijnë vërdallë në kuptimin e plotë të fjalës, për të gjetur një pikë ku kryeht mbushje e licensuar e gazit. Fakti është që pikat e këtij lloji janë të pakta për të plotësuar nevojat e një qyteti si Tirana, ndërkohë që diferenca e çmimit mes mbushjes individuale të bombolës dhe këmbimit të bombolave në shtëpi, që bëjnë kompanitë e liçensuara, është e ndjeshme.

Kjo distancë e madhe mes nevojës së tregut, zbatimit të ligjit dhe “ofertës së liçensuar” të gazit për përdorim shtëpiak, do bëjë që njerëzit të vijojnë të kërkojnë zgjidhje të lira, pasi jo kushdo ka mundësi të çojë bombolën me makinë në autostradë, dhe jo kujtdo ja mban xhepi të marrë telefon kompaninë e gazit. Cila është zgjidhja?

Më e pakta, që kompanitë e ligjshme të sektorit mbulojnë bindshëm kryeqytetin dhe rrethinat, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen “të bredhin me bombol në sup”. / DITA

Share This Article
2 Comments
  • Masat apo dekretet e kesaj qeveriee deshmojne edhe nje shere injorancen e tyre…Keta nuk kaddne kuptuar qe problemi qendron brenda ne subjekte apo ne dhjetra e mijera shtepi dhe jo aty ku e mbush…Nuk mbahet mend te kete plasur dicka ne stacionin e karburantit, sikurse te gjitha problemet kane ndodhur ne banesa apo subjekte private…e gjithe kjo nuk zgjidhet me dekrete, por me sensibilizimin per rrezikshmerine dhe perdorimin e sakte te bombolave te gazit..Ndryshe i bie qe te ndalojne benzinen e naften…Eshte nje politike idiote per te favorizuar ata qe nje bombol gazi e shesin me 15 mije leke pervecse per te rritur konsumin e energjise elektrike….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *