Lepuri i Elbasanit u merrte studentëve 100 euro për provim

Dita

Një 51­-vjeçar është arrestuar pasi nëpërmjet mashtrimit kryente rolin e sekserit, duke i marrë studentëve 100 euro në këmbim të një note kaluese në provime në universitetin “ Aleksandër Xhuvani”.

Policia bën me dije se pas një pune hetimore prej më shumë se një muaji bëri të mundur arrestimin e 51­vjeçarit Artur Lepuri. Policia bën me dije se arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 15.02.2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” , pasi nëpërmjet mashtrimit, shtetasi Artur Lepuri, u ka marrë lekë disa studentëve duke u premtuar marrjen e provimeve në universitet dhe ka përfituar një sasi lekësh prej 3.000 euro.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *