Bombarduesit rusë frikësojnë Britaninë

Dita

Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se ka dërguar dy avionë Typhoons të Forcave Ajrore për të paralajmëruar dy bombardues rusë të cilët i ishin drejtuar hapësirës ajrore britanike.

Pas alarmit të sigurisë që u dha të mërkurën pasdite, dy avionët janë nisur nga baza e Forcave Ajrore “Coningsby” në Lincolnshire.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore tha se situata ishte duke ndodhur dhe kjo nuk ishte një gjë e pazakonshme, pasi avionët Typhoons janë në gatishmëri pas çdo alarmi që jepet.

Hapësira ajrore britanike përfundon 12 milje nga vija bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo nuk është hera e parë që avionët britanikë shfaqen përpara atyre rusë në këto 12 muajt e fundit, pasi kjo ka ndodhur disa herë.

Në nëntor dy avionë rusë Tu-160 u shoqëruan nga avionët britanikë pasi ishin duke fluturuar mbi Atlantik.

Share This Article
1 Comment
  • Perse e kruan Britania, hapesirat nderkombetare jane te te gjitheve, perse duhet te bejne shoqerimin e avioneve Ruse, kur e drejta Ndekombetare u a lejon nje gje te tille. Mos kujtojne Britaniket dhe anetaret e tjere te NATO-s qe cdo hapesire ajerore e ujera nderkombetare jane vetem prone e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *