“Ferrarit” , kompanisë së njohur të makinave luksoze, i janë rritur menjëherë aksionet në bursë, sapo në listën e aksionerëve është shfaqur emri i miliarderit George Soros.
Në fund të vitit që shkoi “Soros Fund Management LLC” bleu 850,000 aksione të “Ferrarit”.
Kjo e bën Soros një nga investitorët kryesorë te “Ferrari”, vlera e të cilit kishte rënë me 30% që nga hapja e ofertave në muajit tetor.
“Një sinjal pozitiv tek komuniteti i investitorëve”, ka deklaruar në mediaVincenzo Longo i grupit milanez “IG Group”, për këtë rritje.
