Veterineri futet në kafazin e qenit dhe ha bashkë me të

redaktor

Ky është momenti prekës kur një veteriner vendos të futet në një kafaz që të mbështesë një qen të braktisur dhe të frikësuar, madje duke ngrënë me të.

Graycie është marrë nga qendra për mbrojtjen e kafshëve Granite Hills Animal Care, në Elberton, Gjeorgji pasi u gjet i braktisur kilometra larg shtëpisë.

burri1

Dhe ndërsa ndihej e frikësuar dhe e hutuar e rrethuar nga njerëz të panjohur, pak dashuri dhe përkrahje nga dr Andy Mathis në qendër ia lehtësoi disi gjërat qenushes.

Dr Mathis u ngjit në kafaz për të ndihmuar mysafiren e re të përshtatej me ambientin, kafshët përreth dhe njerëzit që kujdesen për ta, të gjithë të panjohur për kafshën e gjorë.

Në videon që është klikuar mijëra herë qëkurse është hedhur në Youtube shihet dr Mathis, i cili ulët afër qenit dhe nis të hajë duke i ofruar edhe Graycie vaktin e saj, që duket më e lumtur dhe më e çliruar pas këtij gjesti.

https://www.youtube.com/watch?v=N7Qkck27Riw

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *