Si do të taksohet toka bujqësore në Tiranë

redaktor

Paketa fiskale e Bashkisë Tiranë ka hyrë në fuqi në nisje të këtij muaji.

Ndër zërat e saj është dhe përcaktimi se cilat do të jenë vlerat e taksës mbi tokën bujqësore, për hektarë që do të paguhen për vitin 2016.

Në të përcaktohen edhe kategoritë që lehtësohen dhe përjashtohen.

Kështu për herë të parë përcaktohet që përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.

Aplikohet -30% e taksës për tokat bujqësore mbi të gjitha sipërfaqet e përdorura për qëllime bujqësore.

Kjo taksë do të mblidhet në masën 100% nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me njësitë administrative.

Sipas vendimit baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit.

Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë pronësinë.

Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.

Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Në rast mungese të dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit të pasurive të paluajtshme i ngritur për këtë qëllim./DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *