Kryeparlamentari izraelit “detyron” Metën të komentojë ndryshimet në qeveri

redaktor

Ilir Meta ka komentuar sot ndryshimet e fundit në qeveri.

Edhe pse ishte në një konferencë për shtyp me Kreun e Parlamentit të Izraelit, Yoel Edelstein, kreu i Kuvendit shqiptar nuk iu shmang dot pyetjeve për zhvillimet e ditës, pavarësisht tentativës.

Fillimisht Meta hezitoi të fliste për çështje të politikës së brendshme, duke thënë se do të kemi kohë gjatë ditës, por homologu i tij izraelit Yoel Edelsteine zhbllokoi këtë situatë duke thënë se“Unë ndihem si në shtëpinë time me këto lloj pyetje”.

Pas batutës së tij që shkaktoi të qeshura në konferencën për shtyp që u mbajt në parlament, Ilir Meta u përgjigj gazetarëve se:

Unë jam i bindur se gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Ka nevojë për përmirësim në punën e qeverisë, në punën e parlamentit, në punën e të gjithëve dhe gjithnjë ka nevojë për impulse të reja. Po ndonjëherë këtu ndahemi bashkë, se ju te çdo impuls shikon një person, ndërsa unë shikoj rezultate të larta, motivim më të madh dhe realizim të objektivave të qeverisë”.

I pyetur në lidhje me dekretimet e emërimeve të ministrave të rinj, Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi, Meta dhe se kjo është një çështje procedurale.

Nuk jam njohur ende me vendimin përfundimtar. Megjithatë dihet se përpara se të bëhen dekretet e emërimit, bëhen ato të shkarkimit. Besoj se kjo është çështje procedure”, tha kryeparlamentari./DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *