Ka marrë një “leksion” dje në përkujtimin e grevës studentore të urisë në shkurt 1991, ish kryetari i PD-së Sali Berisha, nga një prej ish grevistëve dhe ish deputet i PD-së, Mark Marku. Berisha i mëshoi “aspektit heroik dhe grevistëve heronj”, duke mos ngurruar të veçojë dy kryeheronj si Azem hajdari e Gramoz Pashko, dhe një heroinë si Rajmonda Bulku. Por Marku në fjalën e tij ia “uli pak pendët” fjalës entuziaste të Berishës, dhe dha një tjetër mesazh për studentët e pranishëm. Ja ç’tha Marku:
Është një kënaqësi që mu dha rasti për të komunikuar me brezat e ndryshëm të studentëve që kanë gjetur kohë për t’iu bashkangjitur përkujtimit të 25 vjetorit të grevës së urisë. Unë do të falënderoja të gjithë studentët e grevës së urisë që nuk janë këtu të pranishëm. E di pse i vlerësoj? Sepse e kanë bërë grevën dhe nuk preferojnë të flasin. Edhe unë do të doja të mos flisja që të jem po aq i ndershëm sa ata. Më ka pëlqyer gjithmonë ajo pjesë e njerëzve që bëjnë akte njerëzore dhe nuk dalin më pas të luajnë rolin e heroit. Mesazhi që doja të jepja sonte ka të bëjë me deheroizimin e atyre studentëve që bënë grevën e urisë, pasi mendoj se kjo është dhe forma më e mirë për të reflektuar ndaj nevojave që ka vendi. Deheroizimi është mëse i nevojshëm në këto momente. E para, unë dua të rithem, se të bësh një veprim siç bëmë ne 25 vite më pare, nuk ka qenë aq e rrezikshme sa është thënë këto 25 vite. Është tepruar sa herë që është thënë se ne kemi rrezikuar veten, kemi sakrifikuar veten, pasi dihet se kemi qenë të bindur se asgjë e keqe nuk do të na vinte pas grevës. Kemi qenë disa të rinj që nuk e kemi përfillur mekanizimin e diktaturës dhe të them të drejtën ishim të bindur se nuk do na ndodhte asnjë e keqe. Greva është bërë në mënyrë shumë sportive. Kemi qenë një grup shokësh, vendosëm të hynin në grevë. Nuk ishim kamikazë dhe as nuk e kemi menduar se do të vdisnim. Kishim shpresë se do e rrëzonim bustin dhe do të rrëzonim edhe diktaturën. Se kështu siç e kemi nisur ne duke folur për veten, për heroizmat, do të frikësojmë të rinjtë e sotëm për të bërë akte të tilla. Unë mendoj se veprimi i studentëve në atë kohë ishte shumë spontan dhe e patëm marrë shumë me sportivitet, se e dinim se nuk ishte ndonjë kosto e madhe për ne të vepronim dhe të reagonim për të arritur një ndryshim. Ne e patëm vendosur se kjo gjë mund të bëhet dhe e bëmë, siç e kanë bërë para nesh dhe shumë studentë të vendeve të tjera të Evropës, në vitin ‘68. Njësoj si ata që kanë dalë dhe kanë thënë “më mirë puthemi se të luftojmë”. Rinia nuk ka nevojë të mendojë se për të bërë ndryshime duhen patjetër të jenë heronj dhe të bëjnë akte heroike. As nuk kemi qenë ne heronj, as nuk kanë nevojë të jenë të rinjtë e sotëm. Thjesht të rinjtë duhet të reagojnë ndaj gjendjeve të rënda që mund të kalojë vendi i tyre. Ajo që kërkoj nga brezi i sotëm është që të kopjojnë nga ajo kohë vetëm sensin e revoltës. Dhe në atë kohë na thonin se ishim shumë mirë, ndërkohë që ishin keq, në atë kohë na thonin se Shqipëria po përparon dhe komunizmi është triumfues ndërkohë që komunizmi po rrëzohej në të gjithë botën, na thonin se ne ushqeheshim më mirë se të tjerët, ndërsa njerëzit po vdisnin urie. Këtë e kuptuam dhe na thirri nevoja instiktive e të riut për të reaguar, që lidhet me moshën. Ndjenja e revoltës vjen së brendshmi në mënyrë shumë të thjeshtë. Nuk kemi nevojë për të treguar këtu se si disa prej nesh bëmë akte trimërie, heroike etj. Ne e dimë se çdo epokë ka rrethanat e veta. Pra nuk ka pse të jetë një student i sotëm i revoltuar njësoj siç ishim ne. Çdo brez duhet të reagojë, dhe nëse nuk e bën këtë, është i destinuar që të zhduket në histori dhe të humbasë pa lënë shenjë në jetën e tij dhe të kalojë pa asnjë gjurmë. Mesazhi im është që sa më pak të rrezikosh aq më shumë i rrezikuar je, sa më shumë të rrezikosh aq më pak i rrezikuar je.

bravo mark!!më mirë nuk bëhet!!
I pari mpolitikan qe flet ,me realizem te sinqerte per ate kohe!
As Shenasi Rama nuk ka folur keshtu!
Kjo tregon se politikane si Mark Marku jane POPULLORE dhe duhen mbeshtretur!
Ndersa Berisha,Meta,Rama me shoke duhen shporrur nga politika!
boll me manipulime te historise ragjimin komunist nuk e rrezuan as grevat e studenteve as demostratat por ra vete i mbaroi benzina ekonomia ngeci ra muri i berlinit ra caucesku nuk kishte me ndihma keshtu ramiz alia e dorzoi vete pushtetiin por la njerezit e vete ne krye te partive shikoni kush udhehiqte te gjith femijet e niperit e mbesat e bllokmeneve prandaj ju lutemi boll me genjeshtra
HERONJTE “DEMOKRATE” TE SALIUT RAJMONDA BULKU DHE GRAMOZ PASHKO PINJOLLE TE SPIUNES SE ENVERIT ELENI PASHKO, DHE PROKURORIT GJAKATAR JOSIF PASHKO, TE GJITHE SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT ASHTU SIC ISHTE EDHE VETE SALI KOMUNISTI.
Si ka mundesi nje ish enverist fanatik dhe ish sekretar Partie si Sali Berisha qe ka kerkuar vdekjen e Hysen Shoshorit dhe shume te tjereve gjate Ditkatures enveriste dhe me pas te dale si nje pushtatar VRASTAR DHE KUSAR i llahtarshem ne kohe demokracie, pra si ka mundesi qe ky njeri ANTIKRISHT sot te LIVADHISE 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe te flase per per HERONJ qe jane pinjolle te Eleni Pashkos, e cila ishte Mata Hari e Enver Hoxhes, ndryshe nje nimfomane qe nuk la burre pa futur ne krevatin e saj?
prandaj:
ne, pinjollet e intelektualeve properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enver Hoxha dhe nga Partia e Punes e Sali Berishes fajesojme per kete situate cirku komike dhe tragjike ne te cilen gjendet politika jone kombetare direkt Edi Ramen dhe Rilindjen e tij Socialiste, te cilet kane mashtruar popullin shqyptar dhe vete votuesit e tyre per faktin se jane bere Aleate me spiunin e Enverit Sali Berisha per te vjedhur asetet tona kombetare bashke me Like Floririn dhe per kete KUSERI bolshevikesh po kerkojne lobime ne SHBA tek John Kerry e gjetke ne mareveshje ne terrin e nates pa kurfare transparence per popullin tone pa fat.
MALLKUAR QOFSH O EDI RAMA QE PO BASHKEPUNON ME SPIUNIN E ENVERIT SALI BERISHA!
I pari politikan qe flet ,me realizem te sinqerte per ate kohe!
As Shenasi Rama nuk ka folur keshtu!
Kjo tregon se politikane si Mark Marku jane POPULLORE dhe duhen mbeshtetur!
Ndersa Berisha,Meta,Rama me shoke duhen shporrur nga politika!
@inteletuali of my ass,
Sa qesharake dhe ironike kur ti o sperme e skaduar e atyre qe u ulen breket pushtuesve dhe okupatoreve thua “ne pinjollet e intelektualeve properendimore..”” Eterit e tu jane damkosur nga historia me vulen e turpit dhe ti pinjoll i shkerdhyer i nje gjenerate kukuvajkash je destinuar te vdesesh duke u bere “blow job” femijeve te komunisteve.
Eshte neveri kur degjon keta mashtrues me ne krye Saliun se ne rrezuam regjimin,ne jemi heronje e pallavea pa fund. Ramiz Alia ka meriten sepse ai filloje reformat . Keta horrat as e kushin iden cpo ndodhte. Amrikanet nxituan dhe na sollen “demokracine” dhe Salin. Shqiperia mori rrugen e shkarerrimit ku vazhdojme ende. Vetem demokraci ska ne kete vend te shperfytyruar plotesishte e te feabitur teresushte nga horrat demijrate.
Z. Marku per shum analiza e artikuj te tu kam qen e jam ne oponence , por sot te uroj per pasqyrimin me realizem te atyre ngjarjeve te atyre viteve.
Z.Mark Marku!
Je per tu nderuar mbi te verteten nga ana psiqike e prganizimit te greves.Nuk kishte pse te kishit frige.Sepse diktatura ishte ne ngrodhje,ne gerhama te fundit te te dalunit te shpirtit.
Nuk ke thane te verteten ne kete qe te baj vrejte:
“na thonin se ne ushqeheshim më mirë se të tjerët, ndërsa njerëzit po vdisnin urie”.
Kjo nuk qendron.Nuk asht e vertet.Nuk kane vdekur urijet asnji njeri.
Nese kishte te vdekur urijet qe shkruani ju ma siper per kohen.Sot do kishte mortalitet te cfrenuar.Nuk do arrinin as tek dyqani per te shkruar emrin per nji kashat buke.
O Intelektual!
pse i fut vehtes ngarkesa psiqike,kasavete.
Te djathtet qe imagjinon ti,pse nuk dalin sot te rrembejne flamurin e demokracise.Sot koha flet pirkisht per idealet e tyre.Atehere dilnin dhe diktatori ia rruente koken.Sot nuk dalin,don te thote se ato intelektual nuk orientoheshin ,nuk e merrnin kohen sic vinte per rrealizue ate qe duhesh.Dilnin ne kohe pa kohe dhe nuk dalin ne kohen sot.Kohe sot, vec o burra dilni e udhehqeni popullin.Pra nuk ka.I mbetet historikisht pinjollve te monizmit klyshave te monizmit te gjithe atyre qe i tregon me emer qe sorrollapsin popullin ne mos ma keq.
PSE VODHI SALIU MERITAT E STUDENTEVE?
saliu ajdutllekun per egot e tij e ka edhe gjenetik, ndaj vlerat e studenteve demokrate i vodhi i perforcuar ne tre rruge:
1- Me rrugen qe i hapi ramiz kodoshi,duke e futur kale troje ne studentet.
2-Me rrugen e trashegimnise per te vjedhur, kultivuar qe nga lufta per jete nder shekujt e se kaluares ne viqidol.
3-Me rrugen e superegoistit per kariere.