Policia e Korçës në bashkpunim me Sektorin kundër Narkotikëve ka sekuestruar mëngjesin e sotëm në Kapshticë, 11. 4 kg bimë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, ndërsa ka shpallur në kërkim 32 – vjeçarin Jurgen (Denis) Memini, që dyshohet se e posedonte këtë sasi droge.
Sipas policisë, gjatë ditës së mërkurë, 32 – vjeçari i cili udhëtonte me një mjet tip “Mercedez-Benz” me targë AA 009 AU, tentoi të kalonte nëpërmjet pikës kurfitare sasinë e lëndës narkotike, por ai u ndalua pasi gjatë kontrollit me skaner u dyshua se brenda mjetit të tij mund të kishte lëndë narkotike.
Menjëherë pas evidentimit se në mjet ndodhej kanabis, Memini është është kthyer mbrasht dhe është larguar me shpejtësi, bashkë me automjetin e tij, duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të policisë dhe duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të Policisë Kufitare që kanë tentuar ta bllokojnë.
Policia Kufitare u vu në ndjekje të 32 – vjeçarit dhe bëri të mundur gjetjen e automjetit, në fshatin Vishocicë, të Devollit, ku ky i fundit e kishte braktisur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë, në pjesën e serbatorit u gjetën të fshehura, si dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 11 pako me bimë të dyshuar narkotike, kanabis sativa, me peshë 11 kg e 400 gr.
Gjithashtu, policia gjeti edhe një pasaportë biometrike në emër të 32 – vjeçarit Memini.
Burime zyrtare të policisë thonë se po punohet intensivisht për kapjen e Meminit, si dhe përfshirjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.
Mbi 32 – vjeçarin e shpallur në kërkim rëndon akuza për veprat penale “trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, si edhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
