Islami: Pas Canit, largohet edhe Drejtoresha e Tatimeve

redaktor
Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, gjate nje takimi me strukturat tatimore te perfshire ne aksionin kunder informalitetit dhe evazionit fiskal./r/n/r/nGeneral Director of Tax office Briseida Shehaj, during a meeting with tax structures involved in action against informality and tax evasion.

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, thotë se burime pranë qeverisë i kanë thënë se do të largohet edhe Drejtoresha e Tatimeve.

“Burime brenda qeverise thone qe largimi i Canit nga kryesimi i Ministrise se Financave do te shoqerohet me largimin e Drejtoreshes se Tatimeve qe realisht perben nje nga arsyet kryesore te deshtimit te Canit ne krye te Financave.

Ka nje pyetje te thjeshte: perse nuk u largua me pare drejtoresha qe fundosi edhe ministrin kur dihet nga te gjithe ne qeveri dhe administrate qe ajo e shperfillte ministrin sespe kishte lidhje direkte me Ramen?!

Ky arsyetim logjik te shtyn te mendosh se largimi i Canit dhe/ose ardhja ne krye te Financave e Ahmetajt apo akoma me shume vendosja ne krye te Ekonomise se zonjes Ikonomi lidhen vetem me forcimin dhe ngushtimin e rrethit te klienteles korruptive e oligarkike te Rames!” shkruan Islami në FB.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *