Tifozët e Partizanit dhe tifozët e Tiranës janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë ditës së djeshme. “Ultrasit” e “demave” kanë qenë duke ikur në stadium, ndërsa ato të bardhebluve sapo kanë dalë nga ndeshja e tyre.
Përplasja në mes të tifozëve vjen menjëherë pas ngatërresës në finalen e U-19 për Kupën e Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur në tek Kisha Ortodokse ku tifozët janë parë me njëri-tjetrin.
Pas ngacmimeve me fjalë, grupet kanë kaluar edhe në përleshje fizike. Derbi i marsit po afron dhe duket se situata është mjaft e nxehtë.
Kjo nuk është hera e parë që këto tifozeri përplasen me njëra-tjetrën.
Rivaliteti është mjaft i ashpër dhe duket se situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi nga fyerjet, tifozët kanë kaluar edhe në përleshje fizike.
