Nishani dekreton prokurorët, Rama në pritje për 2 ministrat

redaktor
Presidenti Bujar Nishani, gjate nje konference te perbashket shtypi me Presidenten e Maltes, Marie Louise Coleiro Preca, e cila ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nPresident Bujar Nishani, during a press conference with President of Malta, Marie Louise Coleiro Preca.

Ndërkohë që pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri, Presidenti Nishani dekretoi sot emërimet dhe transferimet e disa prokurorëve.

Presidenti Nishani dekretoi emërimin e prokurores Sonila Muhametaj  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Kreu i shtetit dekratoi sot emërimin e prokurorit Arenc Çela në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Presidenti dekratoi edhe emërimin e prokurores Pranvera Pustina në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, emërimin e prokurorit Klodian Braho në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Presidenti dekretoi gjtihashtu edhe transferimin e prokurorit Erjon Shqarri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, transferimin e prokurorit Albert Murçaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër si dhe transferimin e prokurores Silvana Lule në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ndërkohë, pritet që kreu i shtetit të dekretojë propozimin e kryeministrit Rama për emërimin e Arben Ahmetajt  në detyrën e ministrit të Finanacave dhe Milva Ekonomit te ministria e Ekonomisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *