Fotografi Warren Richardson fitoi sot “World Press Photo”, çmimi më i madh i fotoreporterëve në botë, me një foto bardh e zi të shkrepur në 2015-ën në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë dhe ku shihet një foshnje që kalohet nga një anë e gardhit në anën tjetër ndërkohë që një burrë e mban në duar.
“Kam qëndruar 4 -5 ditë në kufi, por ky moment ishte shumë i shpejtë. Refugjatët vinin pa pushim”, deklaroi fituesi gjatë konferencës për shtyp dhe shtoi se nuk e kuptoi që ajo që po kalonin përmes gardhit ishte një foshnje.
Fotografia fituese titullohet “Hope for a new life” (Shpresë për një jetë të re). /DITA

