Kreu i Parlamentit izraelit, Yuli-Yoel Edelstein i është drejtuar pasditen e së enjtes me një fjalim deputetëve të Shqipërisë në sallën e Kuvendit.
Në fjalën e tij Edelstein ka ritheksuar se, Shqipëria është një vend mik i Izraelit dhe ka nënvizuar se “marrëdhëniet mes dy vendeve kanë njohur progres të rëndësishëm”.
Ai ka thënë më tej se, “Izraeli nuk do asgjë tjetër veçse të jetojë në paqe me fqinjët, gjë që, siç tha ai, “mund të arrihet nëse bashkëpunojmë me fqinjët”.
